Pas një hapjeje spektakolare, Sunny Hill vazhdon sonte me natën e dytë me Lewis Capaldin

Sonte vazhdon edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival, me natën e dytë që sjell në skenë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë. Ylli skocez Lewis Capaldi do të jetë performuesi kryesor i mbrëmjes në Sunny Hill Stage, ku do të ngjitet në skenë nga ora 22:30 deri në 00:00. Para tij, publiku do të…

ShowBiz

01/08/2026 12:12

Sonte vazhdon edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival, me natën e dytë që sjell në skenë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ylli skocez Lewis Capaldi do të jetë performuesi kryesor i mbrëmjes në Sunny Hill Stage, ku do të ngjitet në skenë nga ora 22:30 deri në 00:00.

Para tij, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performancat e Esdeekid, Auxlua, si dhe një performancë të përbashkët të Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Në skenat e tjera të festivalit do të performojnë edhe Buta, EKO, Locky, Halfpint, Artssassin, Bana Zahiti, Rreze, Asgjë Sikur Dielli, Hawolf, Deezy, si dhe Gjin, Pawsa dhe Kamelia në C4 Stage.

Nata e dytë pritet të mbledhë mijëra adhurues të muzikës në Parkun e Sunny Hill Festival në Prishtinë, duke vazhduar atmosferën e krijuar në hapjen e festivalit.