Plagoset me armë një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatmir Dibra”. Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga…

Lajme

01/08/2026 12:52

Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatmir Dibra”.

Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima është liruar nga spitali, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” .

“VRASJE NË TENTATIVË – Rr. Fatmir Dibra, Skenderaj 31.07.2026 – 23:25. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicë për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.