Trabzonspori pranë “rrëmbimit” të Salahut, Besiktasi tërhiqet nga bisedimet
Trabzonspori është shumë pranë realizimit të një goditjeje të madhe në merkaton e verës, duke qenë afër arritjes së marrëveshjes me Mohamed Salahun. Sipas raportimeve, klubi turk ka hyrë në negociata të avancuara me agjentin e yllit egjiptian dhe palët janë pranë një akordi të plotë. Si pasojë e këtij zhvillimi, Beşiktaşi ka vendosur të…
Sport
Trabzonspori është shumë pranë realizimit të një goditjeje të madhe në merkaton e verës, duke qenë afër arritjes së marrëveshjes me Mohamed Salahun.
Sipas raportimeve, klubi turk ka hyrë në negociata të avancuara me agjentin e yllit egjiptian dhe palët janë pranë një akordi të plotë.
Si pasojë e këtij zhvillimi, Beşiktaşi ka vendosur të pezullojë zyrtarisht bisedimet deri në një njoftim të ri, edhe pse më herët kishte arritur marrëveshje verbale me kampin e lojtarit.
Oferta e Beşiktaşit parashikonte një kontratë 1+1-vjeçare, me pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon, si dhe 2 milionë euro bonus. Megjithatë, afrimi i Trabzonsporit duket se ka ndryshuar rrjedhën e negociatave.