“Është lajm i mirë” – Haxhiu flet për Kuvendin e LDK-s, kërkon që sa më shpejtë të ketë takim mes Abdixhikut dhe Kurtit

U.d së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar Kuvendin e djeshëm të LDK-së. Haxhiu në konferencën për media tha se është lajm i mirë që ka pasur mbledhje të LDK-së, transmeton lajmi.net. Ajo tha se tash është e rëndësishme që sa më shpejtë të rifillojnë përsëri takimet mes LDK-së dhe VV-së. “Është lajmi i…

Lajme

31/07/2026 11:41

U.d së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka komentuar Kuvendin e djeshëm të LDK-së.

Haxhiu në konferencën për media tha se është lajm i mirë që ka pasur mbledhje të LDK-së, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se tash është e rëndësishme që sa më shpejtë të rifillojnë përsëri takimet mes LDK-së dhe VV-së.

“Është lajmi i mirë që kemi pas një mbledhje të LDK-së dje, në kuptimin që tash mund të vazhdojnë takimet sepse siç e dini janë pezulluar deri në sqarim të situatës në LDK. Nuk është në mandatin tim të flasë për atë çështje, pro e rëndësishme që takimet të thirren e të mbahen e të ketë përpjekje maksimale për t’u arritur një marrëveshje për konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. E rëndësishme është të vazhdojnë këto takime sa më parë.”, tha ajo./lajmi.net/