I riu që humbi jetën pasi u rrëzua vinçi është nga Rubofci i Lipjanit, Komuna shpreh ngushëllime
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar pasi është rrëzuar vinçi sot te rruga “A” në Prishtinë. Viktima e këtij incidenti është Ermal Sherifi nga fshati Rubofc i Lipjanit, shkruan lajmi.net. Kryetari i kësaj Komune, Imri Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjes. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të…
Lajme
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar pasi është rrëzuar vinçi sot te rruga “A” në Prishtinë.
Viktima e këtij incidenti është Ermal Sherifi nga fshati Rubofc i Lipjanit, shkruan lajmi.net.
Kryetari i kësaj Komune, Imri Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjes.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj, Ermal Sherifi. Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin Ermalin”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: