Hoxha për shtëpinë në Rrugën A: Të respektohet e drejta e pronës dhe të kërkohet përgjegjësi

Deputetja zgjedhore e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me shtëpinë te rruga “A” në Prishtinë që Komuna e Prishtinës ka vendosur ta rrënoj pasi dyshohet se është dëmtuar nga ndërtimi i ndërtesave. Hoxha ka thënë se mbrojtja e të drejtave individuale dhe e pronës private është një nga parimet themelore të rendit kushtetues të…

Lajme

21/07/2026 16:50

Deputetja zgjedhore e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar në lidhje me shtëpinë te rruga “A” në Prishtinë që Komuna e Prishtinës ka vendosur ta rrënoj pasi dyshohet se është dëmtuar nga ndërtimi i ndërtesave.

Hoxha ka thënë se mbrojtja e të drejtave individuale dhe e pronës private është një nga parimet themelore të rendit kushtetues të Kosovës

Ajo ka thënë se të drejtat dhe liritë themelore garantohen gjerësisht në Kapitullin II të Kushtetutës, përderisa e drejta e pronës mbrohet nga Neni 46 i Kushtetutës, i cili thotë se e drejta e pronës është e garantuar.

“Prona mund të kufizohet ose të shpronësohet vetëm nëse:

📌është në interes publik,

…dhe kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin,

dhe pronari duhet të kompensohet në mënyrë të drejtë”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka thënë se pronari i shtëpisë te rruga A e cila është shembur si pasojë e punimeve për ndërtimet e reja e ku qartazi shihet se kantieri nuk është siguruar në mënyrë profesionale, duhet të trajtohet fillimisht e jo të bëhet yrysh për rrënim.

“Por si zakonisht, në vend se të merremi me thelbin e problemit – pra sigurimin e punishtes dhe sigurinë e banorëve përreth, ne zakonisht merremi me pasojën. Jo mirë”, ka shtuar Hoxha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: