Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri
Deponia në Sferkë të Pejës është përfshirë sërish nga flakët. Pamjet e dërguara tregojnë zjarr të madh në këtë deponi. Kujtojmë se banorët e fshatrave të Pejës dhe Klinës kanë protestuar për zjarrin në deponinë e Sferkës, problem me të cilin thonë se përballen prej më shumë se dy dekadash. Ata kanë shprehur shqetësimin për…
Lajme
Deponia në Sferkë të Pejës është përfshirë sërish nga flakët.
Pamjet e dërguara tregojnë zjarr të madh në këtë deponi.
Kujtojmë se banorët e fshatrave të Pejës dhe Klinës kanë protestuar për zjarrin në deponinë e Sferkës, problem me të cilin thonë se përballen prej më shumë se dy dekadash.
Ata kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe aromën e rëndë, duke deklaruar se ndotja ua ka vështirësuar jetën e përditshme dhe qëndrimin në shtëpitë e tyre.
