Operacioni “De Facto” në Tiranë: Policia sekuestron apartamente dhe garazh në vlerë rreth 420 mijë euro të përfituara nga narkotikët
Policia e Shtetit në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “De Facto”, që ka ardhur si rezultat i hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale. Ata kanë njoftuar se kanë sekuestruar apartamente dhe garazh me vlerë rreth 420 mijë euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. “Në vijim të një hetimi pasuror,…
Lajme
Policia e Shtetit në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “De Facto”, që ka ardhur si rezultat i hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale.
Ata kanë njoftuar se kanë sekuestruar apartamente dhe garazh me vlerë rreth 420 mijë euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
“Në vijim të një hetimi pasuror, me metoda speciale, kryer në bazë ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi. Pasuritë, me vlerë tregu rreth 420 000 euro, dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit H(A). A., 54 vjeç, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Ata kanë thënë se hetimi vijon për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera me burime kriminale, të 54 vjeçarit ose shtetasve të lidhur me të. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: