Maqedonci takohet me Hargreaves: Rikonfirmuam angazhimin për ta thelluar bashkëpunimin në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ai ka thënë se së bashku kanë zhvilluar një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes. “Gjatë takimit, biseduam për situatën aktuale të sigurisë në rajon…

Lajme

14/07/2026 17:13

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai ka thënë se së bashku kanë zhvilluar një diskutim të frytshëm mbi zhvillimet aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë takimit, biseduam për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë, rëndësinë e koordinimit të ngushtë me partnerët strategjikë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe sektorit tonë të mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë që kemi ndërtuar ndër vite”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka thënë se kanë rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe për të vazhduar koordinimin e ngushtë për sfidat e përbashkëta të sigurisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: