Trump: SHBA-ja do të bëhet “Roja e Hormuzit”, me tarifë 20% për anijet
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të bllokojnë anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe të vendosin tarifa për anijet e vendeve të tjera, si kompensim për garantimin e sigurisë në këtë rrugë ujore. Deklarata erdhi pas një vale të re sulmesh ajrore mes SHBA-së dhe Iranit. Në një intervistë për…
Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të bllokojnë anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe të vendosin tarifa për anijet e vendeve të tjera, si kompensim për garantimin e sigurisë në këtë rrugë ujore.
Deklarata erdhi pas një vale të re sulmesh ajrore mes SHBA-së dhe Iranit.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-ambasadori amerikan në Katar, Tim Davis, tha se një aranzhim i tillë do të ishte vështirë të mbahej për një kohë të gjatë dhe, njëkohësisht, i papërballueshëm për aleatët e SHBA-së në rajonin e Gjirit.