Raportohen shpërthime në një qytet iranian

Pesë shpërthime u dëgjuan të martën në pjesën perëndimore të Bandar Abbasit, një qytet-port kyç në bregdetin jugor të Iranit, raportoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB. Ky qytet, në të cilin ndodhet një bazë e Marinës iraniane, është vënë në shënjestër edhe më herët. Së fundmi, të hënën, agjencia gjysmëzyrtare Fars News raportoi, duke cituar autoritetet…

Bota

14/07/2026 12:41

Pesë shpërthime u dëgjuan të martën në pjesën perëndimore të Bandar Abbasit, një qytet-port kyç në bregdetin jugor të Iranit, raportoi transmetuesi shtetëror iranian IRIB.

Ky qytet, në të cilin ndodhet një bazë e Marinës iraniane, është vënë në shënjestër edhe më herët. Së fundmi, të hënën, agjencia gjysmëzyrtare Fars News raportoi, duke cituar autoritetet provinciale, se një predhë goditi pjesën perëndimore të Bandar Abbasit, raporton CNN.

Ndërkaq, agjencia Fars, e cila konsiderohet e afërt me shërbimet iraniane të sigurisë, raportoi se tre persona u vranë nga sulmet amerikane gjatë natës në provincën iraniane Hormozgan.