Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit në vazhdimësi. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale…