Shqipëria dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE mbajnë konferenca sot në Bruksel
Për herë të parë në më shumë se dy dekada, katër shtete po mbajnë konferenca në Bruksel, në përpjekje për të shkruajt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim. Kandidatura e Ukrainës për t’iu bashkuar BE-së u afrua më shumë drejt realizimit të martën pasi hapja e Klasterit 6, ,…
Lajme
Për herë të parë në më shumë se dy dekada, katër shtete po mbajnë konferenca në Bruksel, në përpjekje për të shkruajt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim.
Kandidatura e Ukrainës për t’iu bashkuar BE-së u afrua më shumë drejt realizimit të martën pasi hapja e Klasterit 6, , i cili përfshin sigurinë dhe mbrojtjen, u bë po me këtë shtet.
“Në këto fusha, argumentet për anëtarësimin e Ukrainës në BE janë veçanërisht të forta. Me përvojën e saj ushtarake dhe kapacitetet për inovacion, Ukraina është e domosdoshme për arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Evropës”, shkroi ajo në X.
Edhe katër vendet kryesuese në proces siç janë Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi po ndërmarrin hapa të rëndësishëm përpara.
“Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë, ndërsa Mali i Zi është në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj”, ceku më tej zyrtarja e lartë evropiane.
Ajo theksoi se “momentumi i sotëm duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”.