Muharremi: Formimi i institucioneve nuk është i komplikuar, vetëm partitë mund ta bllokojnë procesin
Analisti politik, Shenoll Muharremi ka shkruar në lidhje me procesin e themelimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, për çka ka thënë se nuk është e komplikuar. Ai ka thënë se është shumë e qartë dhe vetëm partitë politike sipas tij mund ta bllokojnë vendin duke e dërgu përsëri në zgjedhje. “LVV i…
Lajme
Analisti politik, Shenoll Muharremi ka shkruar në lidhje me procesin e themelimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, për çka ka thënë se nuk është e komplikuar.
Ai ka thënë se është shumë e qartë dhe vetëm partitë politike sipas tij mund ta bllokojnë vendin duke e dërgu përsëri në zgjedhje.
- “LVV i ka fitu bindshëm zgjedhjet dhe i takon Kryetari i Kuvendit me automatizëm.
- LVV i ka votat, bashkë me partnerët e saj nga pakicat kombëtare, me e formu qeverinë. Nuk i duhet asnjë ndihmë e as negociata rreth formimit të qeverisë.
- Zgjedhja e Presidentit, për çka edhe shkuam në zgjedhje të jashtëzakonshme, është e vetmja temë ku duhet të bashkëpunojnë të gjitha partitë. Rolin dhe përgjegjësinë kryesore e ka LVV, sipas rezultateve të zgjedhjeve”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka thënë se Presidenti duhet të jetë jopolitik dhe i zgjedhur me konsensus e bashkëpunim.
“Rruga më e mirë për me e zhvillu këtë proces dhe dialogim është duke i përcaktu kriteret e kandidatit dhe pastaj me i propozu së paku tre kandidatë që i plotësojnë dhe i arrijnë këto kritere. Këta kandidatë nuk duhet me qenë as satelitë të LVV-së e as të partive opozitare. Duhet me qenë të pavarur nga ndikimet politike. Mundësisht femër”, ka shtuar Muharremi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: