Ndalohet për 48 orë personi i arrestuar për kërcënim ndaj Xhelal Sveçlës, nga Prokuroria thonë se po ndërmerren gjitha masat
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Nën prangat policore i njëjti përfundoi për shkak të një kërcënimi që i kishte bërë vitin e kaluar ministrit tanimë në detyrë, Xhelal Sveçla. Policia si fillim njoftoi se është arrestuar personi i dyshimtë që kanosi ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,…
Lajme
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.
Nën prangat policore i njëjti përfundoi për shkak të një kërcënimi që i kishte bërë vitin e kaluar ministrit tanimë në detyrë, Xhelal Sveçla.
Policia si fillim njoftoi se është arrestuar personi i dyshimtë që kanosi ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por duke mos dhënë detaje shtesë.
“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ut ha në njoftim,
Kurse në një përgjigje për lajmi.net nga Prokuroria Themelore në Prishtinë u bë e ditur se i arrestuari është ndaluar për 48 orë.
Sipas prokurorisë, i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës “Kanosja”.
Prokurori i Shtetit thuhet të jetë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore mbi këtë çështje penale.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person për 48 orë për shkak se dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë çështje penale.”
As nga Policia e Kosovës as nga Prokuroria nuk kanë dhënë detaje për nacionalitetin e të arrestuarit, apo se kush është i arrestuari në këtë rast duke dhënë vetëm disa informacione bazike mbi këtë kanosje të bërë përmes rrjeteve sociale./Lajmi.net/