Rahimaj shpreh ngushëllime për dy vajzat nga Kamenica që humbën jetën në një aksident në Gjermani
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka shkruar për vdekjen e dy vajzave të familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës, në një aksident në Gjermani. Ai është shprehur i prekur pas marrjes së këtij lajmi. “Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që…
Lajme
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka shkruar për vdekjen e dy vajzave të familjes Zubaku nga Topanica e Kamenicës, në një aksident në Gjermani.
Ai është shprehur i prekur pas marrjes së këtij lajmi.
“Në këto momente të rënda për familjen, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndiejmë me ju për dhimbjen që po e përjetoni. Ngushëllime edhe për miqtë dhe të gjithë ata që i njohën. Duhet forcë, durim e kurajo për përballimin e kësaj humbjeje të madhe. Ngushëllime e qoftë i përhershëm kujtimi për to!”, ka shkruar Rahimaj në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: