Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partisë Laburiste. Ai u zotua se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij, për të garantuar një transferim të rregullt të pushtetit. Duke folur para Zyrë së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar…
Bota
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partisë Laburiste.
Ai u zotua se do të bëjë gjithçka që është në dorën e tij, për të garantuar një transferim të rregullt të pushtetit.
Duke folur para Zyrë së Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër, e njohur si Downing Street, ai tha se marrja e detyrës, dy vjet më parë, ishte “momenti më krenar” i jetës së tij.
Ai tha se u fut në politikë për të pasur mundësinë që të përmirësojë jetën e miliona njerëzve, dhe shtoi se çdo vendim i tij ka pasur për qëllim të vendosë në plan të parë “vendin që e do”.