E rëndë në Prizren: 26 vjeçari vdes në vendin e tij të punës pasi dyshohet se u godit nga vinçi
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Arbana në Prizren, ku në një punishte ka humbur jetën një punëtor i moshës 26 vjeçare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net. Ai ka thënë se viktima është dërguar pa shenja jete në ambulancën e…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Arbana në Prizren, ku në një punishte ka humbur jetën një punëtor i moshës 26 vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net.
Ai ka thënë se viktima është dërguar pa shenja jete në ambulancën e lagjes Arbana Prizren, dhe njësitë policore kanë dal menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes.
“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/