Bie sërish çmimi i karburanteve në Shqipëri
Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve. Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë nga një ditë më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164…
Lajme
Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve.
Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë nga një ditë më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Ndërkohë benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër./A2Cnn