Përfundon numërimi i votave, ja sa ulëse fituan partitë në Kuvendin e Kosovës
Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë…
Lajme
Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30.
Por sa ulëse siguruan partitë politike pas përfundimit të procesit.
Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (120 ulëse)
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 53 ulëse
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 ulëse
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 ulëse
Srpska Lista – 9 ulëse
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 2 ulëse
Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 1 ulëse
Koalicija Vakat – 1 ulëse
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1 ulëse
Nova Demokratska Stranka – 1 ulëse
Socijaldemokratska Unija (SDU) – 1 ulëse
PSA – 1 ulëse
Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse
Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 1 ulëse
Partitë që nuk siguruan ulëse:
PSD
Ashkalitë e Bashkuar
Fjala
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
KNRP
Esmir Kasi