E pabesueshme, ndërron jetë trajneri i skuadrës së njohur franceze

Ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës së njohur të Ligue 1. Bëhet fjalë për Eric Roy, i cili vdiq sot në moshën 58-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancer. Roy, deri në vdekjen e tij kishte menaxhuar skuadrën e Brestit ku i kishte siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu pati karrierë…

Sport

17/06/2026 19:38

Ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës së njohur të Ligue 1.

Bëhet fjalë për Eric Roy, i cili vdiq sot në moshën 58-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancer.

Roy, deri në vdekjen e tij kishte menaxhuar skuadrën e Brestit ku i kishte siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ai po ashtu pati karrierë si futbollist, ku luajti për skuadra të njohura si Nice, Lyon, Marseille, Sunderland, Troyes dhe Rayo Vallecano.