Mihali eskalon në deklarim ndaj Lushtakut: Luftoi 1 vit dhe 20 vjet plaçkiti, turpi nuk do t’i ndahet gjithë jetën e edhe pas jetës

Koordinatorja për Komitete e VV-së, Dejona Mihaili përsëri ka vazhduar sulmet drejtuar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut. Ajo për ditë me radhë ka bërë postime për të, duke e akuzuar për vjedhje e akuza të tjera shumë të rënda. Përsëri sot, pasi Lushtaku dje e ka pyetur se nga e ka prejardhjen ajo,…

Lajme

17/06/2026 11:37

Koordinatorja për Komitete e VV-së, Dejona Mihaili përsëri ka vazhduar sulmet drejtuar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut.

Ajo për ditë me radhë ka bërë postime për të, duke e akuzuar për vjedhje e akuza të tjera shumë të rënda.

Përsëri sot, pasi Lushtaku dje e ka pyetur se nga e ka prejardhjen ajo, Mihaili i është përgjigjur atij dhe gazetarit Lirim Mehmetaj që ka thënë se Lushtaku nuk ka luftuar 1 vit pasi lufta në Kosovë ka zgjatur shumë më shumë.

“Sot paska folur në mbrojtje të Sami Lushtakut edhe zari i Baton Haxhiut, Lirim Mehmetaj. Mirë shumë. Janë ditë kur krejt zarat e këtyre grupeve do të flasin. Ky thua ti ia mban vetes për i besueshëm se për një kohë të gjatë ia ka mësuar patriotizmën Batoni, bosi i vet. Pastaj pasi u ngop patriotizëm batonian kaloi të Lushtaku, kampioni i integritetit dhe qytetarisë. O ti ( n ) zar i Sami Lushtakut, ky i fundit as nuk është Adem Jashari as nuk është Zahir Pajaziti, as nuk është Ilir Konushevci as Luan Haradinaj as Fehmi Lladrovci po as nuk është Rexhep Selimi e plot të tjerë”, ka shkruar Lushtaku.

Ajo përsëri është marrë drejtpërdrejtë me Sami Lushtakun duke e nënvlerësuar luftën e tij për lirinë e Kosovë.

“Sami Lushtaku erdhi nga jashtë vendit, 1 vit luftoi. Bravo i qoftë. I lumtë pushka. Dhe 20 vjet plaçkiti. Turpi nuk do t’i ndahet gjithë jetën e edhe pas jetës. Kaq. Dil tash me një video ku e merr me zor rolin e eunukut të Sami Lushtakut dhe trillon ndonjë temë tjetër”, ka shkruar Mihaili në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/

Postimi i plotë: