FFK organizon kamp seleksionues për talentët nga diaspora

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi të madh seleksionues të dedikuar posaçërisht për talentet e reja të futbollit që jetojnë dhe luajnë në diasporë. Ky kamp synon zbulimin e elementeve premtuese për t’iu bashkuar zinxhirit të kombëtareve të Kosovës në grupmoshat e reja, si te djemtë ashtu edhe te…

Sport

14/06/2026 13:46

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi të madh seleksionues të dedikuar posaçërisht për talentet e reja të futbollit që jetojnë dhe luajnë në diasporë.

Ky kamp synon zbulimin e elementeve premtuese për t’iu bashkuar zinxhirit të kombëtareve të Kosovës në grupmoshat e reja, si te djemtë ashtu edhe te vajzat.

Më poshtë gjeni orarin e plotë sipas gjeneratave dhe të gjitha detajet që duhen për të aplikuar:

Orari i kampeve sipas grupmoshave:

Djemtë U15 (Gjenerata 2012): 8, 9 dhe 10 korrikDjemtë U17 (Gjenerata 2010): 8, 9, 10 korrik dhe 3, 4, 5 gushtDjemtë U16 (Gjenerata 2011): 11, 12, 13 korrik dhe 3, 4, 5 gushtVajzat U19 (Gjeneratat 2008, 2009): 3, 4 dhe 5 korrikVajzat U17 (Gjeneratat 2010, 2011, 2012): 5, 6 dhe 7 korrik

Shënim i rëndësishëm: Kandidatët e grupmoshave U16 dhe U17 (djemtë) duhet që gjatë aplikimit të specifikojnë muajin se kur dëshirojnë të marrin pjesë (në korrik apo në gusht).

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë aplikimin e tyre në email adresën zyrtare: [email protected]

Të dhënat e nevojshme për aplikim:

Emri dhe mbiemriData e lindjesKlubi ku aktivizohen aktualishtPozita në fushëNumri i kontaktit

Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është data 20 qershor 2026.