Hamza nuk ka vija të kuqe as për VV-në por propozon koalicion tjetër: Më e shëndetshme do të ishte Qeveria nga partitë që ishim në opozitë
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dal sot para mediave pas rezultatit jo fort të kënaqshëm që kanë arritur në zgjedhjet e 7 qershorit. Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të bënin koalicion me VV-në, pasi asnjëra parti nuk i ka numrat për të qeverisur vetëm, për çka Hamza tha se nuk ka vendosur…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dal sot para mediave pas rezultatit jo fort të kënaqshëm që kanë arritur në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të bënin koalicion me VV-në, pasi asnjëra parti nuk i ka numrat për të qeverisur vetëm, për çka Hamza tha se nuk ka vendosur asnjëherë vija të kuqe.
“Unë jam në pozitë të qëndrueshme në këtë drejtim, për shkak se asnjëherë gjatë rrugëtimit tim politik nuk kam vendos vija të kuqe. Nuk kam vendos as në këto zgjedhje. Besoj që nuk është e mirë të kemi vija të kuqe, kemi qenë gjithmonë të hapur për biseda”, ka thënë Hamza.
Ai ka treguar për koalicionin e tij “të preferuar”.
“E kam thënë preferencën time, pasi më e shëndetshme për vendin është krijimi i Qeverisë prej partive që kemi qenë në opozitë, por nuk kam qenë përjashtues. Që të kemi institucione shpejtë dhe të qëndrueshme, duhet të ketë marrëveshje politike, qysh tash pa fillu ende konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e Presidentit.”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/