Lama: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje është një mesazh refuzimi për klasën politike
Alma Lama, ish-ambasadore dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka komentuar procesin zgjedhor të 7 qershorit, duke vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe rolin e institucioneve në organizimin e tyre. Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është dëshmuar si institucion që di të organizojë zgjedhje të rregullta dhe demokratike. “Sigurisht që merita kryesore ju…
Lajme
Alma Lama, ish-ambasadore dhe ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka komentuar procesin zgjedhor të 7 qershorit, duke vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe rolin e institucioneve në organizimin e tyre.
Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është dëshmuar si institucion që di të organizojë zgjedhje të rregullta dhe demokratike.
“Sigurisht që merita kryesore ju takon qytetarëve të Kosovës që marrin pjesë në mënyrë demokratike, nuk krijojnë asnjë lloj incidenti, gjithçka ka shkuar mirë nga kjo pikëpamje, pra e zgjedhjeve dhe kjo është për t’u lavdëruar”, ka thënë ajo.
Duke folur për rezultatet dhe pritjet nga procesi zgjedhor, Lama tha se elementi më i veçantë i këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja e ulët e qytetarëve.
“Për sa i përket pyetjes tuaj se a kishte surpriza, besoj që surpriza më e madhe ka qenë pjesëmarrja e ulët nëse ende mund të quhet surprizë. Ka qenë e pritshme, por jo kaq e pritshme, pra që është një lloj refuzimi, një lloj apstenimi”, ka thënë Lama në Dukagjin.
Sipas saj, krahasuar me zgjedhjet e organizuara pas luftës, dalja e qytetarëve në këto zgjedhje është ndër më të ulëtat.
“Kjo dalje kaq e ulët është një lloj refuzimi… unë kështu e lexoj, është për mënyrën e të bërit politikë nga këto subjekte politike dhe se cilës parti i kanë dhënë një mesazh të caktuar”, ka thënë ajo.