VV mbetet e para në Prishtinë, por humb rreth 17 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse ka dalë subjekti më i votuar në Prishtinë, ka shënuar rënie të ndjeshme të rezultatit krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, Vetëvendosje ka rreth 17 mijë vota më pak në kryeqytet. Në zgjedhjet e 7 qershorit, VV ka marrë 48.90% të votave, që përkthehet…

Lajme

08/06/2026 17:11

Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse ka dalë subjekti më i votuar në Prishtinë, ka shënuar rënie të ndjeshme të rezultatit krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, Vetëvendosje ka rreth 17 mijë vota më pak në kryeqytet.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, VV ka marrë 48.90% të votave, që përkthehet në 48 mijë e 983 vota.

Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.50%, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës me 19.05%.

Edhe pse VV mbetet e para në Prishtinë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara shihet një tkurrje e dukshme e mbështetjes në kryeqytet. /Lajmi.net/