Zyrtare: Elijona dhe Klodi çift – publikojnë foto nga pushimet

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona dhe Klodi, kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke u shfaqur së bashku gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë. Dyshja ka ndarë fotografi në rrjete sociale, ku shihen të lumtur dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund spekulimeve për raportin e tyre, transmeton lajmi.net. Pas…

ShowBiz

06/06/2026 21:52

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona dhe Klodi, kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duke u shfaqur së bashku gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.

Dyshja ka ndarë fotografi në rrjete sociale, ku shihen të lumtur dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund spekulimeve për raportin e tyre, transmeton lajmi.net.

Pas daljeve të shumta publike dhe paraqitjeve të përbashkëta, Elijona dhe Klodi tashmë po konsiderohen si një nga çiftet më të reja të showbiz-it.

Reagime pozitive kanë marrë edhe nga ndjekësit, ndërsa ish-banorja e BBVK-së, Ana Ejupi, ka komentuar duke i cilësuar si çiftin e saj të preferuar./lajmi.net/

 

View this post on Instagram