Hamza: Qytetarët tashmë e dinë se kjo qeveri ka dështuar dhe vendi ka nevojë për ndryshim
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar qeverinë aktuale për, siç tha ai, mungesën e realizimit të projekteve kapitale pavarësisht shpenzimeve të larta gjatë viteve të fundit. Hamza deklaroi se qytetarët ende po presin investimet e premtuara në infrastrukturë, industri, arsim dhe energji, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshim.…
Lajme
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar qeverinë aktuale për, siç tha ai, mungesën e realizimit të projekteve kapitale pavarësisht shpenzimeve të larta gjatë viteve të fundit.
Hamza deklaroi se qytetarët ende po presin investimet e premtuara në infrastrukturë, industri, arsim dhe energji, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshim. Ai theksoi se bizneset që investojnë, hapin vende pune dhe sjellin inovacion do ta kenë mbështetjen e shtetit në qeverisjen e tij.
“Qytetarët tashmë e dinë se kjo qeveri ka dështuar dhe vendi ka nevojë për ndryshim. Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë:
“Muqa Solar” është dëshmi se investimet e mençura krijojnë vlerë për ekonominë dhe mirëqenie për qytetarët. Bizneset që investojnë, hapin vende pune dhe sjellin inovacion do ta kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit në qeverisjen time.
Pas rreth gjashtë vitesh me shpenzime rekord, qytetarët ende presin projektet kapitale që iu premtuan. Ku janë autostradat, fabrikat, çerdhet, stadiumet, parqet solare, digat dhe shumë projekte të tjera?
Qytetarët tashmë e dinë se kjo qeveri ka dështuar dhe vendi ka nevojë për ndryshim.
Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125
./lajmi.net/