Arrestohet i dyshuari për djegien e një veture në Prishtinë, u ndalua në Jarinjë

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për shtytje në zjarrvënie. Në njoftim, shtohet se, rasti ka ndodhur më datë 16.11.2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri. Postimi: Arrestohet një person i dyshuar për shtytje në zjarrvënie…

Lajme

04/06/2026 13:39

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për shtytje në zjarrvënie.

Në njoftim, shtohet se, rasti ka ndodhur më datë 16.11.2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Postimi:

Arrestohet një person i dyshuar për shtytje në zjarrvënie

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për shtytje në zjarrvënie.

Rasti ka ndodhur më datë 16.11.2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

Lidhur me këtë rast, sot nga hetuesit policorë të NjHP-së është arrestuar i dyshuari i dytë:

• B.H, 37 vjeç, mashkull, i cili është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.