Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
Pikërisht në prag të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti mori vendim që t’i ndajë nga 100 euro për disa kategori. Si edhe në disa zgjedhjet e kaluara, Albin Kurti vendosi që të hap kuletën e shtetit e t’i shpërndajë nga 100 euro për fëmijët, studentët e pensionistët. Por këtë herë Kurti në këtë ndarje…
Lajme
Pikërisht në prag të zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti mori vendim që t’i ndajë nga 100 euro për disa kategori.
Si edhe në disa zgjedhjet e kaluara, Albin Kurti vendosi që të hap kuletën e shtetit e t’i shpërndajë nga 100 euro për fëmijët, studentët e pensionistët.
Por këtë herë Kurti në këtë ndarje përfshiu edhe sektorin privat.
Anipse sektorit publik i takoi paga e 13, Kurti vendosi që sektorit privat t’ua jap nga 100 euro.
Por deri kur do të mund të aplikohet për këto para?
Nga Ministria e Financave kanë njoftuar për lajmi.net se aplikimi për sektorin privat është i hapur edhe nesër, më saktësisht deri me datë 5 qershor.
Se sa është nuri i atyre që kanë aplikuar nuk dihet ende.
“Ju njoftojmë se aplikimi është i hapur deri më 5 qershor.Vetëm pas përfundimit të afatit për aplikim mund të kemi të dhëna të sakta.”./Lajmi.net/