Editoriali i diplomates amerikane, Miftaraj: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas editorialit të të ngarkuarës me Punë në ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati. Ai ka bërë me dije se diplomatja amerikane po jep mesazhe të qartë për Kosovës për sigurinë energjetike për Kosovës. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Amerika po ia tregon…
Lajme
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas editorialit të të ngarkuarës me Punë në ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Ai ka bërë me dije se diplomatja amerikane po jep mesazhe të qartë për Kosovës për sigurinë energjetike për Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Amerika po ia tregon rrugën Kosovës.
“Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu.”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Amerika po na thote, a me neve a me Rusine! Kosova me veprimet e saj ka rrshit drejte sferes se interesit RUS. Pa qellim apo me qellim Kosova po punon kunder interesave amerikane. Kjo nuk guxon dhe nuk mundet mu pranu. Amerika ka qene me Kosoven ne kohet me te veshtira. Kosova nuk ka alternative dhe duhet DUHET duhet te jete krah me krah Ameriken. Siguria nacionale ne Kosove eshte e garantuar vetem ne partneritet strategjik me AMERIKEN”, ka shkruar ai.