Pacolli pasi vendosi emrin e Zoran Gjingjiqit bashkë me atë të Isa Boletinit në rrugë: Mos keni merak veriu është pjesë e Kosovës, nuk është dhuratë e Rankoviqit
Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas debatit të shkaktuar nga vendosja e tabelave me emrat “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq” në hyrje të Mitrovica e Veriut. Pacolli kritikoi kundërshtarët politikë që kanë reaguar ndaj emërtimit të rrugëve në veri, ndërkaq në postimin e saj ajo nuk e qiti edhe tabelën…
Lajme
Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar pas debatit të shkaktuar nga vendosja e tabelave me emrat “Isa Boletini” dhe “Zoran Gjingjiq” në hyrje të Mitrovica e Veriut.
Pacolli kritikoi kundërshtarët politikë që kanë reaguar ndaj emërtimit të rrugëve në veri, ndërkaq në postimin e saj ajo nuk e qiti edhe tabelën me emërtimin e “Zoran Gjingjiq” por e la vetëm atë me “Isa Boletinin”.

“Po shoh reagime nga ata që edhe nuk është e çuditshme që reagojnë. Ata që dikur as nuk arrinin të shkelnin në veri e lëre më të shtrijnë rend dhe ligj andej. E sot pikërisht këta na sillen si të brengosur me shtrirjen e rendit dhe ligjit andej”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:
Po shoh reagime nga ata që edhe nuk është e çuditshme që reagojnë. Ata që dikur as nuk arrinin të shkelnin në veri se lëre më të shtrijnë rend dhe ligj andej. E sot pikërisht këta na sillën si të brengosur me shtrirjen e rendit dhe ligjit andej. Mos keni merak veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, nuk është dhuratë e Rankoviqit.
Eksponentë të kësaj nomenklature me veprimet e Listës serbe duan të godasin Qeverisjen tonë. Edhe ata atje dhe këta këtu siç duket i pengon shumë që më në fund në veri kemi rrugë me emrin ‘’ISA BOLETINI’’./Lajmi.net/