Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini ka publikuar një video në Facebook, ku ka ngritur shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës dhe furnizimit me energji elektrike në vend. Në postimin e tij, kandidati për kryeministër nga Aleanca thekson se mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në mes të ditës, ndërsa ka përmendur edhe gjendjen…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini ka publikuar një video në Facebook, ku ka ngritur shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës dhe furnizimit me energji elektrike në vend.
Në postimin e tij, kandidati për kryeministër nga Aleanca thekson se mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në mes të ditës, ndërsa ka përmendur edhe gjendjen e rrugës Gjakovë–Dollc, për të cilën tha se prej vitesh është lënë pas dore.
“Mijëra familje pa rrymë në mes të ditës. E pak minuta më parë kalova rrugën Gjakovë-Dollc, që siç e dini është lënë tash e sa vite në mëshirë të fatit. Ky është realiteti në Kosovë”, ka shkruar ai.
Tutje, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ai ka shprehur optimizëm për ndryshim pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Ju uroj një të shtunë sa më të mbarë, me shpresën e madhe se pas 7 qershorit do të nisim një kapitull të ri, për një jetë më të mirë!”, ka deklaruar ai./Klankosova.tv