Bedri Hamza në Lipjan: Kosova meriton më shumë, ndryshimi nuk mund të presë

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një tubim me qytetarët në Lipjan, ku ka përcjellë një mesazh politik për situatën aktuale në vend. Hamza theksoi se Kosova nuk është vend i krizave të pafundme, por një vend i njerëzve që punojnë, sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë. “As në Lipjan e…

Lajme

30/05/2026 18:40

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një tubim me qytetarët në Lipjan, ku ka përcjellë një mesazh politik për situatën aktuale në vend.

Hamza theksoi se Kosova nuk është vend i krizave të pafundme, por një vend i njerëzve që punojnë, sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë.

“As në Lipjan e as askund tjetër, qytetarëve nuk mund t’u kërkohet më durim e pritje. Ndryshimi nuk mund të presë më. Qytetarët e kërkojnë atë tani,” u shpreh ai.

Ai vlerësoi se qytetarët e Kosovës kërkojnë veprime konkrete dhe përmirësim të menjëhershëm të jetës së tyre, duke nënvizuar nevojën për ndryshim të qasjes në qeverisje.

Postimi i plotë:

Kosova nuk është vend i krizave të pafundme. Kosova është vend i njerëzve që punojnë, sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë.
As në Lipjan e as askund tjetër, qytetarëve nuk mund t’u kërkohet më durim e pritje.
Ndryshimi nuk mund të presë më. Qytetarët e kërkojnë atë tani./lajmi.net/