2 milionë për linjat me të cilat udhëtojnë mërgimtarët, Ilir Deda: Partia mbi shtet, s’kemi çka debatojmë më
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet…
Lajme
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Për këtë ka reaguar Ilir Deda, duke thënë se këtu nuk ka çfarë të debatohet më, pasi këto vendimash janë qartë në shërbim të partisë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai tha se partitë opozitare duhet t ëmendojnë mirë veprimet e radhës e mos të ankohen pastaj.
“Ky vendim i qeverisë në detyrë e mbivendosë partinë ndaj shtetit. Nuk kemi çka debatojmë më këtu me kësi lloj vendimesh kur po shihet qartë që gjithçka është në shërbim të partisë në prag të zgjedhjeve me 7 qershor. Partitë e tjera le të mendojnë mirë për veprimet e radhës, veç mos të ankohen e vajtojnë”, ka shkruar ai në Facebook.