2 milionë euro nga buxheti shtetit për biletat e avionit të mërgatës, Murati: Ndikon në ekonomi të vendit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar pakon prej 2 milionë eurosh të ndarë për mbështetjen e mërgatës me rritjen e çmimit të kerozinës. Murati, në emisionin “Pressing”, ka pretenduar se kjo nuk ka të bëjë me fushatë. Sipas tij, me rënien e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës bien edhe të hyrat e…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka arsyetuar pakon prej 2 milionë eurosh të ndarë për mbështetjen e mërgatës me rritjen e çmimit të kerozinës.
Murati, në emisionin “Pressing”, ka pretenduar se kjo nuk ka të bëjë me fushatë.
Sipas tij, me rënien e numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës bien edhe të hyrat e shtetit.
“Kjo ka të bëjë me aviokompanitë, për të cilat është parë e nevojshme të ketë një skemë mbështetëse. Nuk ka të bëjë me fushatë, por me sezonën e verës.
Këtë e bëjmë çdo vit, sikurse e kemi bërë edhe me kartonin e gjelbër. Për shkak të tronditjeve globale dhe rritjes së çmimit të kerozinës, shumica e aviokompanive i kanë shitur një pjesë të biletave më herët, ndërsa tani çmimi është rritur dhe ato kanë tendencë t’i anulojnë fluturimet.
Kjo është për mërgatën, por vlen për gjithë sezonin. Mërgata vjen pas zgjedhjeve. Nëse përfundojmë me anulimin e këtyre fluturimeve, bie numri i pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës dhe kjo ndikon në të hyrat e shtetit. E dyta, ka ndikim edhe në ekonomi”, u shpreh ai.