Hamza takohet me kategoritë e dala nga lufta: Zotohem se do të rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza sot ka zhvilluar një takim me kategoritë e dala nga lufta. Hamza në postimin e tij pas takimit tha se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral dhe shtetëror, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala…

Lajme

26/05/2026 19:15

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza sot ka zhvilluar një takim me kategoritë e dala nga lufta.

Hamza në postimin e tij pas takimit tha se mbrojtja e vlerave të luftës është obligim moral dhe shtetëror, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sot, në mesin e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të dala nga lufta të UÇK-së, ndjeva edhe një herë peshën e përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për Kosovën.

Mbrojtja e vlerave të luftës nuk është slogan politik. Është obligim moral dhe shtetëror. Prandaj, padrejtësitë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të marrin fund.

Zotohem se do të rikthejmë dinjitetin, respektin dhe mbështetjen që meritojnë të gjitha kategoritë e dala nga lufta, sepse pa sakrificën e tyre nuk do ta kishim lirinë dhe shtetin që kemi sot.

#PDK125
#StopKrizes ./lajmi.net/