Festa e Bajramit, Hoxhë Beqiri: Kurbani rrjedh qysh nga njeriu i parë, Ademi
Hoxha Jahir Beqiri, ka folur për festën e Kurban Bajramit, dhe se si ka rrjedhur therja e kurbanit në fenë islame. Në emisionin “Ora Shtatë”, imam Beqiri tha se kurbani rrjedh qysh nga njeriu i parë. “Kurbani rrjedh qysh prej njeriut të parë. Kur them rrjedh prej njeriut të parë, Ademit, Zoti ia ka falë…
Lajme
Hoxha Jahir Beqiri, ka folur për festën e Kurban Bajramit, dhe se si ka rrjedhur therja e kurbanit në fenë islame.
Në emisionin “Ora Shtatë”, imam Beqiri tha se kurbani rrjedh qysh nga njeriu i parë.
“Kurbani rrjedh qysh prej njeriut të parë. Kur them rrjedh prej njeriut të parë, Ademit, Zoti ia ka falë të gjithë fëmijët binek, që njihen te populli jonë, dhe thuhet që diku 70 i ka pasë. I ka pasur një djalë, një çikë, mirëpo njerëz të tjerë. Kur ka ardhur koha me i martu, Zoti ka thënë me i martu cik-cak. Jo ata që kanë lind përnjëherë, kjo nënkupton që martesa duhet të bëhet sa më larg”, tha ai në Klan Kosova.
“Mirëpo, njëri prej djemve të Ademit, nuk ka pranuar, sepse motra që ka lind me të, ka qenë më e bukur, edhe ka pasë dëshirë ata me e marr. Ademi ka thënë që ky është urdhër i Zotit, dhe mos me zgjat, Ademi si kompromis ka thënë me pre nga një kurban, cilin ua pranon Zoti, pra ai ka të drejtë. Zoti ia ka pranuar Habilit, e nuk ia ka pranuar Kabilit, mirëpo ky kryeneç, e ka mbyt vëllanë e vet. Pra kurbani është prej Ademit, njeriut të parë”, tha imami.