Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët. Hoti tha se pagesat po realizohen pas ekzekutimit të mbështetjes për lehonat, raporton lajmi.net “Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe…

Lajme

26/05/2026 09:58

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ekzekutohen pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët.

Hoti tha se pagesat po realizohen pas ekzekutimit të mbështetjes për lehonat, raporton lajmi.net

“Njoftojmë qytetarët se pagesa e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë dhe pensionistë del sot, ngase dje u ekzekutuan pagesat e njëhershme për lehonat me rritje në vlerën 500 euro”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.

Sipas ministrit Hoti nga kjo pako përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë dhe mbi 300 mijë skema pensionale (të gjitha kategoritë) perfahirë edhe kategoritë e luftës dhe personave me nevoja te veçanta./Lajmi.net/