Hapen tenderë milionësh për modernizimin e objekteve të FSK-së: Parashihet ndërtimi i objekteve të akomodimit dhe kuzhinave në disa kazerma

Ministria e Mbrojtjes ka hapur tre tenderë me qëllim modernizimin e objekteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në tenderin e parë që kap vlerën e tre milionë eurove, Ministria e Mbrojtjeve ka parashikuar ndërtimin e objekteve të akomodimit në kazermat e FSK-së e ndarë ne tre pjesë. “Pjesa 1. Ndertimi i objektit te akomodimit…

Lajme

25/05/2026 10:38

Ministria e Mbrojtjes ka hapur tre tenderë me qëllim modernizimin e objekteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në tenderin e parë që kap vlerën e tre milionë eurove, Ministria e Mbrojtjeve ka parashikuar ndërtimin e objekteve të akomodimit në kazermat e FSK-së e ndarë ne tre pjesë.

“Pjesa 1. Ndertimi i objektit te akomodimit në Kazermen e FSK-se ne Istog; Pjesa 2. Ndertimi i objektit te akomodimit në Kazermen e FSK-se ne Gjilan; dhe Pjesa 3. Ndertimi i objektit te akomodimit në Kazermen e FSK-se ne Gjakove( projekt 3 vjeçare)”, thuhet në tenderin e publikuar.

Kompanitë ofertuese kanë kohë që ta dërgojnë ofertën e tyre deri më 15 korrik 2026.

Sipas tenderit, kjo duhet të përfundoj deri më 30.10.2028.

Tenderi i radhës që kap vlerën e tre milionë e 60 mijë euro, është për ndërtimin e kuzhinave në kazermat e FSK-së.

Këto kazerma do të ndërtohen në Shirokë të Suharekës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Kompanitë kanë të drejtë që t’i dërgojnë ofertat e tyre deri më 10 korrik 2026.

Punimet në këtë projekt duhet të fillojnë më 1 shtator 2026, ndërkaq duhet të përfundojnë më 30 tetor 2028.

Tenderi i tretë është për furnizim me pajisje individuale mjekësore për nevojat e FSK-së.

Ky tender kap vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa kompanitë kanë të drejtë të dorëzojnë ofertat e tyre dri më 15 qershor 2026.

Këto tre tendere sëbashku kapin vlerën e 6 milionë 90 mijë eurove, që kanë për qëllim modernizimin e FSK-së. /Lajmi.net/