AAK mban nesër mbledhje e Kuvendit të Përgjithshëm, zgjidhet kryetari i ri

AAK do të mbaj nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti. Pjesa solemne e Kuvendit do të fillojë në ora 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Ardian Gjini. “Në kuadër të punimeve të…

Lajme

23/05/2026 14:22

AAK do të mbaj nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Pjesa solemne e Kuvendit do të fillojë në ora 11:30, ku para të pranishmëve do të adresohen kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, si dhe i nominuari për kryeministër të vendit, Ardian Gjini.

“Në kuadër të punimeve të Kuvendit, do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Ngjarja do të mbahet në Hotel Venus, me fillim nga ora 11:30”, ka njoftuar AAK. /Lajmi.net/