Akuzat e Kurtit ndaj Lushtakut, Hamza: Vetura sa një “fiçë” paska dashur me godit ‘autoblindën’, po e luajnë rolin e viktimës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar gjuhën politike në vend, duke thënë se polarizimi dhe deklaratat e ashpra po dëmtojnë shoqërinë dhe institucionet e Kosovës. Ai theksoi foli edhe për rastin që ndodhi në Skenderaj mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit si dhe trajtimit të rastit në tërsi. “Në këtë shoqëri fatkeqësisht është duke…

Lajme

19/05/2026 23:33

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar gjuhën politike në vend, duke thënë se polarizimi dhe deklaratat e ashpra po dëmtojnë shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Ai theksoi foli edhe për rastin që ndodhi në Skenderaj mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit si dhe trajtimit të rastit në tërsi.

“Në këtë shoqëri fatkeqësisht është duke u përdorur një gjuhë aspak e duhur dhe jo adekuate. Mund të mos pajtohemi, por jam kundër çfarëdo dhune. Ne po flasim për pasojën, jo për shkakun. Shkaktarët për vite me radhë nuk kanë lënë politikan, institucione, media e biznese pa i tensionuar, dhe tani kur ndodh një ngjarje, nuk është mirë të ndodhë, por nëse ndodh, duhet të trajtohet njësoj si çdo rast tjetër. Ka pasur raste edhe më të rënda në Prishtinë që janë trajtuar ndryshe”, tha Hamza.

Ai shtoi se nuk duhet të ketë ndërhyrje politike në punën e drejtësisë.

“Kurti nuk është shembull i bashkëpunimit me drejtësinë. Sot si kryeministër thotë ‘kryeprokurori hajde në zyrën time’, pa u ndjekur procedurat e rregullta. Nuk është e duhur me u përdor njësia speciale pa bazë. Nuk kam parë rast që sulmi fizik të ketë ndodhur pa ndonjë paraprirje, por detajet i di policia deri në fund”, u shpreh ai.

Hamza theksoi se PDK nuk ka kompetenca për hetime dhe se drejtësia duhet të mbetet e pavarur.

“PDK nuk ka mekanizma të drejtësisë, nuk ka polici, nuk ka prokurori. Nuk jemi në kohën me pleqnu, kemi ligjin dhe Kushtetutën. PDK ka 200 mijë votues dhe përgjegjësia është individuale. Nuk dua skena të tilla në Kosovë, nuk dua që vendi të vijë në situatë ku rrezikohet rendi dhe ligji”, tha ai.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti të ulë tensionet politike.

“Albin, mos shaj, mos nxit, mos përçaj, mos polarizo, ndalu se nuk është mirë”, deklaroi Hamza.

Hamza foli edhe për deklaraten e Kurtit se ”kryetari i Komunës së Skenderajt, me veturë zyrtare, kishte tentuar të ndërpriste në mënyrë të dhunshme qarkullimin e eskortës së tij dhe se kishte pasur “tentim për rrezik”.

“Nuk kam parë rast, një veturë me madhësi të një fiçës  paska dashur me godit një autoblindë. Këta e luajnë mirë rolin e viktimës në publik, por jetojnë shumë mirë dhe punët i kanë shumë mirë”, shtoi ai.