Përparim Gruda: Bedri Hamza është politikani i vetëm që nuk akuzohet për korrupsion as nga kundërshtarët
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda tha se situata ekonomike në Kosovë kërkon ndryshim urgjent, duke kritikuar nivelin e inflacionit, mungesën e investimeve kapitale dhe stagnimin e pagave e pensioneve. Sipas Grudës, këto probleme duhet të ndalen përmes një qeverisjeje që ka kompetencë të dëshmuar në menaxhimin ekonomik. “Kjo normë e…
Lajme
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda tha se situata ekonomike në Kosovë kërkon ndryshim urgjent, duke kritikuar nivelin e inflacionit, mungesën e investimeve kapitale dhe stagnimin e pagave e pensioneve.
Sipas Grudës, këto probleme duhet të ndalen përmes një qeverisjeje që ka kompetencë të dëshmuar në menaxhimin ekonomik.
“Kjo normë e lartë e inflacionit, kjo mungesë e investimeve kapitale, kjo mungesë e rritjes së pagave e pensioneve, duhet të ndalet”, deklaroi ai në Politiko.
Ai tha se Bedri Hamza është personi më i përshtatshëm në skenën politike për ta realizuar këtë, duke e vlerësuar për kompetencën dhe profilin e tij politik.
“Ne besojmë që njeriu i duhur në skenën politike që mund ta bëjë këtë për shkak të kompetencës së dëshmuar tashmë, është Bedri Hamza”, u shpreh Gruda.
Gruda shtoi se Hamza është figura e vetme politike në vend që nuk përballet me akuza për korrupsion, as nga kundërshtarët politikë dhe as nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ai, përveç kompetencës, është njeriu i vetëm në skenën politike të Kosovës që nuk akuzohet për korrupsion as nga kundërshtarët e tij politikë e as nga Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi Gruda.