Konjufca thotë se termin “frizere” nuk e pati për Osmanin: Për të kam respekt të ndërsjellë, por kushdo që është lënduar i kërkoj ndjesë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me një video që është publikuar sot në rrjete sociale, e teksa dëgjohet duke thënë fjalën “frizerkë” për ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se sipas tij prapa këtij shtrembërimi të qëllimshëm ekzistojnë qindra mekanizma të riprodhimit me një qëllim…

Lajme

19/05/2026 23:10

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me një video që është publikuar sot në rrjete sociale, e teksa dëgjohet duke thënë fjalën “frizerkë” për ish-Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se sipas tij prapa këtij shtrembërimi të qëllimshëm ekzistojnë qindra mekanizma të riprodhimit me një qëllim për të kontaminuar skenën politike edhe në hapësirat e fundit.

“Në një tubim në Ferizaj, një pseudogazetar më ndërpreu dhe e përdori termin ‘frizere’. Pyetjen as që e dëgjova saktë për shkak të zhurmës dhe artikulimit. Ky term më pengoi dhe ia sqarova atij se shumë vajza e gra në popullin tonë e bëjnë këtë punë fisnike dhe e mbajnë familjen e tyre. Gjithashtu ia shpjegova se pikërisht për këtë shkak ky profesion është përfshirë edhe në programin e arsimit dual të inauguruar nga qeveria. Pra, diskutimi im pati vetëm një qëllim specifik: vërejtjen time që një term i tillë të mos përdoret në mënyrë përçmuese”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se nuk kishte të bënte asnjë diskutim me Presidenten Osmani.

“Mediat qëllimkëqija, për kushedi çfarë kalkulimesh, e prenë vetëm termin ‘frizere’ dhe më pas ndërtuan rrëfimin e tyre të paqenë. Të gjithë ata që më njohin, e edhe vetë znj. Osmani, me të cilën kam bashkëpunim të gjatë dhe respekt të ndërsjellë, të cilin e ruaj edhe sot, e dinë qasjen time në politikë. Për çdo rast, të gjithë atyre që ky konstrukt i inxhinieruar i luftës speciale i ka lënduar, u kërkoj ndjesë”, ka shkruar Konjufca. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: