Të shtëna me armë zjarri në Begrac të Kaçanikut, arestohet nja 75 vjeç – I sekustrohet arma
Policia e Kosovës në Kaçanik ka pranuar një ankesë sot se në fshatin Begrac është dëgjuar një krismë arme e zjarrit. Pasi kanë dal në vendngjarje, kanë vërejtur një vrimë në kornizën e dritarës dhe një tjetër në murin e jashtëm të shtëpisë së një banori, për çka janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimetknikët…
Lajme
Policia e Kosovës në Kaçanik ka pranuar një ankesë sot se në fshatin Begrac është dëgjuar një krismë arme e zjarrit.
Pasi kanë dal në vendngjarje, kanë vërejtur një vrimë në kornizën e dritarës dhe një tjetër në murin e jashtëm të shtëpisë së një banori, për çka janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimetknikët rajonal për ekzaminim të vendit të ngjarjes.
“Gjatë hetimeve të njësive policore në terren është dëgjuar edhe një tjetër e shtënë në një distancë të afërt. Pas reagimit të shpejtë, është identifikuar dhe ndaluar një person i dyshuar A.G (75 vjeç), i cili kishte në posedim një armë zjarri (pushkë të gjuetisë), një gëzhojë të përdorur, si dhe një fishek. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik për intervistim, ndërsa arma, gëzhoja dhe fisheku janë sekuestruar si prova materiale”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurotit të rastit janë iniciuar rastet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e armës pa leje”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: