Përkujtohen dëshmorët e Dushkajës, kujtohet beteja e 17 majit 1999
Në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë të Dushkajës janë përkujtuar 42 dëshmorët e këtij lokaliteti, pjesëtarë të Brigadave 132 “Myrtë Zeneli” dhe 135 “Agim Zeneli”. Pas homazheve pranë varreve të dëshmorëve, në 27-vjetorin e çlirimit të Jabllanicës, ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka evokuar momentet vendimtare të betejës së 17 majit 1999, e cila kulmoi me…
Lajme
Në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë të Dushkajës janë përkujtuar 42 dëshmorët e këtij lokaliteti, pjesëtarë të Brigadave 132 “Myrtë Zeneli” dhe 135 “Agim Zeneli”.
Pas homazheve pranë varreve të dëshmorëve, në 27-vjetorin e çlirimit të Jabllanicës, ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka evokuar momentet vendimtare të betejës së 17 majit 1999, e cila kulmoi me çlirimin e Jabllanicës, duke u bërë një nga vendet e para të çliruara në Kosovë.
Ky fakt, sipas tij, është konfirmuar edhe nga ish-zëdhënësi i forcave të NATO-s, Xhimi Shea. Haradinaj theksoi se kjo fitore erdhi falë sakrificës dhe vendosmërisë së lartë të ushtarëve të UÇK-së në përballje me forcat serbe.
Ai shtoi se gjatë kësaj beteje, forcat e UÇK-së u shkaktuan humbje të mëdha forcave armike, si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme armësh, municioni dhe artilerie, përfshirë edhe topa të kalibrit 3×20 mm.
Sipas Haradinajt, 17 maji i vitit 1999 shënon një nga ngjarjet më të lavdishme të UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës, duke zënë një vend të veçantë në historinë e vendit.
