“Best Warrior”, ushtarët shqiptarë fitojnë garën në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Nju Xhersit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur se ushtarë shqiptarë kanë marr pjesë në Garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Nju Xhersit për vitin 2026 – dhe fituan në kategoritë e tyre. Ambasada në një postim në Facebook shkruan se nëntetari shqiptar Marjus Cauli dhe Ushtari…
Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë të ditur se ushtarë shqiptarë kanë marr pjesë në Garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Nju Xhersit për vitin 2026 – dhe fituan në kategoritë e tyre.
Ambasada në një postim në Facebook shkruan se nëntetari shqiptar Marjus Cauli dhe Ushtari IV Hambel Peçi gjatë katër ditëve tepër sfiduese u vunë në provë përmes kurseve me pengesa, testeve të aftësisë fizike, aftësive luftarake në ujë, orientimit në terren dhe ushtrimeve të qitjes me sisteme të ndryshme armësh.
“Javën e kaluar, ndërsa po festonim 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror mes Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Nëntetari shqiptar Marjus Cauli dhe Ushtari IV Hambel Peçi morën pjesë në Garën ‘Best Warrior’” të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Nju Xhersit për vitin 2026 – dhe fituan në kategoritë e tyre!
Gjatë katër ditëve tepër sfiduese, garuesit u vunë në provë përmes kurseve me pengesa, testeve të aftësisë fizike, aftësive luftarake në ujë, orientimit në terren dhe ushtrimeve të qitjes me sisteme të ndryshme armësh. Fitorja e tyre dëshmon forcën dhe suksesin e Programit të Partneritetit Shtetëror. Urime!”, thuhet në postimin e ambasadës.







