Këshilltarja e Osmanit godet Kurtin: Shqiptarët në Maqedoni s’duhen kujtuar vetëm në fushatë
Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së tij në Kongresin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski. Në reagimin e saj, ajo e akuzoi Kurtin për heshtje ndaj problemeve me të cilat…
Lajme
Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes së tij në Kongresin e koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.
Në reagimin e saj, ajo e akuzoi Kurtin për heshtje ndaj problemeve me të cilat janë përballur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas protestave të studentëve shqiptarë që kërkuan mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë për politikanë që i kujtojnë vetëm në kohë fushate. Nuk mund të shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që i godasin shqiptarët”, thuhet në reagimin e saj.