Parashikimi i motit për të premten: Diell e vranësira, mundësi për reshje të izoluara
Për të premten parashikohet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit. Sipas parashikimit, në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga…
Lajme
Për të premten parashikohet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimit, në disa zona të izoluara vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./lajmi.net/