Një ditë pasi u raportua se do të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së, deklarohet Remi: Duhet ti largojmë nga politika ata që mbajnë vendin në përçarje
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se vendi ka nevojë për stabilitet politik, funksionim normal të institucioneve dhe më shumë bashkëpunim në proceset shtetformuese dhe integruese. Përmes një postimi në rrjete sociale, Mustafa kritikoi, sipas tij, politikën që mban vendin në tensione dhe ndasi, duke theksuar se qytetarët meritojnë një qasje…
Lajme
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se vendi ka nevojë për stabilitet politik, funksionim normal të institucioneve dhe më shumë bashkëpunim në proceset shtetformuese dhe integruese.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Mustafa kritikoi, sipas tij, politikën që mban vendin në tensione dhe ndasi, duke theksuar se qytetarët meritojnë një qasje tjetër në qeverisje, transmeton lajmi.net.
“Kosova ka nevojë për normalitet, institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se është koha për përgjegjësi dhe stabilitet institucional, ndërsa tha se PDK-ja është e gatshme për ndryshim politik.
“Ne jemi gati për ndryshimin që meriton çdo qytetar”, u shpreh Mustafa.
Dje, Rrustem Mustafa u raportua se do të jetë kandidat për deputet në listën e PDK-së./lajmi.net/